Fiorentina skuadra e parë gjysmëfinaliste e "Coppa Italia", mundi Bolognan pas serisë së 11-metërshave

Fiorentina është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë. “Viola” u kualifikua mbrëmë në një çerekfinale maratonë ndaj Bolognas.
Koha e rregullt dhe 30 minutat shtesë u mbyllën 0-0 dhe pavarësisht përpjekjeve nga 2 skuadrat, nuk mjaftuan për të nxjerrë një fitues. Në penallti Fiorentina u tregua më e saktë dhe triumfoi me 5 realizime të sakta kundrejt 4 të miqve.
Lojtari i fundit i Bolognas, Posch gaboi nga pika e bardhë dhe më pas Lopez realizoi duke çuar në gjysëmfinale Fioren. Përveç një kampionati mbreslënës për momentin, Fiorentina sheh kështu veten pranë fitimit të një trofeu të rëndësishëm në futbollin italian.
Megjithatë në gjysëmfinale ata do të presin njërën prej çiftit Milan-Atalanta, e cila do të luhet sot në San Siro.


