Finalja e NBA/ Oklahoma triumfon në fushën e Indianas dhe rikthen ekuilibrin e serisë

Finalja e NBA/ Oklahoma triumfon në fushën e Indianas dhe rikthen

Oklahoma City Thunder (OKC) ka fituar një ndeshje të rëndësishme në fushën e Indiana Pacers, duke e mundur me rezultatin 111-104 dhe duke barazuar serinë e finales së Play-Off në NBA në 2-2.

Kjo fitore erdhi pas një përballje tejet të ngushtë, që u vendos në minutat e fundit të takimit, me Shai Gilgeous-Alexander që shpërtheu me 35 pikë dhe u bë protagonisti kryesor për Oklahoman.

Nga ana tjetër, Indiana Pacers nuk arriti ta shfrytëzonte avantazhin e fushës së vet dhe pas katër takimeve, rezultati është i barabartë. Pavarësisht përpjekjeve të mira nga Siakam, i cili shënoi 20 pikë dhe një kontributi të fortë nga stoli (36 pikë), Indiana nuk mundi ta kthejë ndeshjen.

EMISIONET