Filip Kostic “zhduket” nga Juventusi, lojtari serb mbetet mister

Filip Kostic “zhduket” nga Juventusi, lojtari serb mbetet mister
Çfarë po ndodh me sulmuesin e krahut të majtë Filip Kostic? Një nga lojtrarët më të aktivizuar të Juventusit në sezonin e kaluar, numëron 0 minuta në dy ndeshjet e para me skuadrën e Allegrit, një sinjal i qartë lamtumire nga ana e klubit që nuk beson më në aftësitë e ish-lojtarit të Eintracht Frankfurt.

Sezonin e kaluar Kostic u aktivizua në 54 ndeshje duke u bërë një pikë e palëvizshme e formacionit të Allegrit por tashmë ai është një objekt misterioz në grupin bardhezi sepse është i riu Cambiaso pronari i krahut të majtë të sulmit.

I lidhur nga një kontratë e fortë me 2.5 milionë në sezon deri në vitin 2026. Kostic do ta ketë shumë të vështirë të gjejë një skuadër në ditët e fundit të merkatos sepse për më tepër, askush nuk ofron 15 milionët e kërkuara nga klubi torinez.

EMISIONET