FIFA i bën lëmsh të gjithë, përdor rregullin e UEFA-s dhe alarmon Atletikon e Porton

Atletiko Madrid dhe Porti e shohin veten me një këmbë jashtë Botërorit të Klubeve që pas ndeshjeve të dyta në grupe.
Të dy skuadrat janë në telashe të mëdha pasi nuk do u mjaftojë të fitojnë ndeshjet e fundit në grup për të vazhduar më tej në këtë turne.
Shkak është bërë rregulli që përdor UEFA për klasifikimet sa i përket skuadrave që e mbyllin me pikë të barabarta.
FIFA ka përdorur zakonisht një rregullore ku për të përcaktuar renditjen mes skuadrave me pikë të barabarta, përdorej golavarazhi i përgjithshëm në grup.
Me pak fjalë, favorizohej skuadra me diferencën më të thellë apo numrin më të madh të golave të shënuar.
Por në Botërorin e Klubeve, FIFA ka vendosur të aplikojë mënyrën e renditjes së UEFA-s e cila nuk merr për bazë golavarazhin e përgjithshëm, por vetëm bilancin mes skuadrave me pikë të barabarta.
Një rregullore e cila ka vënë në telashe të mëdha Porton dhe Atletiko Madridin, të cilat rrezikojnë të mbeten në vendin e tretë në grupet përkatëse edhe nëse fitojnë ndeshjet e fundit dhe janë me pikë të barabarta me skuadrat që kanë më sipër.
Kështu, Atletikos i duhet të mposhtë me të paktën 3 gola diference Botafogon që të rregullojë bilancin në grup nëse e mbyll me 6 pikë, po aq sa brazilianët dhe PSG-ja.
Ndërsa Porto e sheh veten jashtë turneut nëse Palmeiras mposht Inter Majemin në ndeshjen e fundit, edhe nëse fiton me goleadë ndaj Al Ahli.

