FIFA heton Serbinë për flamurin e Kosovës në dhomën e zhveshjes
Një ditë pasi FFK dhe KOK bënë thirrje që FIFA të marrë masa për flamurin e Kosovës me simbole serbe që u vendos në dhomën e zhveshjes përpara ndeshjes me Brazilin, FIFA ka lëvizur.
"Nuk do të dorëzohemi" shkruante mesazhi në flamur, duke ngjallur menjëherë reagimin e institucioneve pasi në botëror nuk lejohen mesazhet politike.
Fotoja ka bërë xhiron e botës dhe Komiteti Olimpik Kosovar beri një reagim
"Është e turpshme se si udhëheqësit e Federatës së Futbollit të Serbisë lejuan të shfaqin mesazhe të tilla urrejtje ksenofobike dhe gjenocidale ndaj një shteti me të drejta të barabarta në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe FIFA e UEFA" shkruhej ndër të tjera.