FOTO+VIDEO/ Harry Kane prish festën kuqezi, 2 gola në 8 minuta, Shqipëria mban deri në të '74-ën, Anglia triumfon në "Air Albania"

Festa kuqezi u ndalua në ”Air Albania” në pjesën e dytë, ku Anglia ka kaluar në avantazh ndaj Kombëtares shqiptare, me dy gola nga Harry Kane.

Kombëtarja shqiptare arriti ta përballonte mirë presionin e Anglisë gjatë pjesës së parë, por mbrojtja vendase ‘u thye’ në pjesën e dytë, kur Kane shënoi.

FOTO+VIDEO/ Harry Kane prish festën kuqezi, 2 gola në 8 minuta,

Disa minuta më pas, pas një super-rasti të Gjimshitit, i cili nuk u kthye në gol, Harry Kane shënoi sërish, duke i çuar shifrat në 0-2. Një duel që vlen sa një miqësore luksi, pasi të dyja ekipet i kanë arritur objektivat e tyre.

Anglia është e para në Grupin K dhe për momentin ka 21 pikë pas shtatë takimeve, teksa i ka të gjitha fitore dhe nuk ka pësuar asnjë gol. “Tre Luanët” e kanë siguruar një biletë për në finalet e Botërorit 2026 që do mbahet verën që vjen në Amerikën e Veriut.

Ne fund te ndeshjes Armando Broja është dëmtuar rëndë dhe nga fusha e ”Air Albania” ka dalë me barrelë

FOTO+VIDEO/ Harry Kane prish festën kuqezi, 2 gola në 8 minuta,

SHQIPËRI- ANGLI, MINUTË PAS MINUTE

FOTO+VIDEO/ Harry Kane prish festën kuqezi, 2 gola në 8 minuta,

82' - Harry Kane realizon golin e dyte personal dhe te dytin per Angline

 

73' harry Kane ndeshkon Shqiperine ne momentin e saj me te mire

 

60′ Një top ngel në zonë dhe Bellingham godet mbi kuadrat.

57′ Bellingham jep një top për Eze, i cili godet, por Strakosha tregohet i vëmendshëm duke i mohuar golin.

51′ Bajrami hedh një top të bukur në zonë dhe gjen Hoxhën, i cili me goditjen e tij nuk gjen dot rrjetën, por ndalet nga Henderson.

50′ Hoxha provon me një gjuajtje nga distanca, por Henderson e devijon në këndore.

 

47′ Balliu hedh një top drejt zonës dhe Laçi provon me finte, por e gjen të përgatitur portierin Henderson.

46′ Nis pjesa e dytë!

FOTO+VIDEO/ Harry Kane prish festën kuqezi, 2 gola në 8 minuta,

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

39′ Wharton shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Asllanit dhe gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë.

37′ Quansah godet me kokë, me Strakoshën që e ndal sërish.

FOTO+VIDEO/ Harry Kane prish festën kuqezi, 2 gola në 8 minuta,

36′ Aliji hedh një top drejt zonës, por askush nuk e arrin.

26′ Zëvendësim i detyruar te Shqipëria. Hysaj braktis fushën i dëmtuar, në vendin e tij futet Balliu.

18’ Hysaj del në sulm dhe lëshon një gjuajtje të befasishme që shkon jo shumë lart mbi traversë.

 

17’ Rajs është ai i cili tenton përsëri me një gjuajtje fluturimthi në zonë, por çon sferën lart mbi traversë.

15’ Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kejn.

13’ Një goditje këndi e Anglisë harkohet rrezikshëm në zonë ku Laçi fiton faull pas një ndërhyrje të Stouns.

7’ Kejn jep një top në qendër për Rajs, mbrojtja dhe Strakosha kuptojnë gjithçka dhe ndalojnë sulmin e anglezëve.

5′ Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë. Hoxha lëviz bukur nga e majta dhe fiton këndore. Kroson Asllani, por largohet topi nga Bowen.

4′ Vjen goditja e parë në portë. Provon Declan Rice, por ndal Thomas Strakosha pa shumë vështirësi.

1′ Starton dueli historik!

FOTO+VIDEO/ Harry Kane prish festën kuqezi, 2 gola në 8 minuta,

DETAJET E NDESHJES

Trajneri i Kombëtares, Syvinho ka përzgjedhur formacionin titullar me disa ndryshime nga ndeshja me Andorrën.

Shqipëria luan me Strakoshën në portë; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Aliji në mbrojtje; Asllani, Ramadani dhe Laçi në mesfushë; ndërsa në sulm Hoxha, Bajrami dhe Uzuni.

Ndërkohë që Mitaj dhe Shehu janë lënë në tribunë pasi janë të ndëshkuar me një karton të verdhë dhe Sylvinho nuk dëshiron t’i rrezikojë për ndeshjet e “play-off”-it në mars.

FOTO+VIDEO/ Harry Kane prish festën kuqezi, 2 gola në 8 minuta,

Nga ana tjetër, trajneri i anglezëve, Thomas Tuchel ka përzgjedhur një formacion me: Henderson në portë; Quansah, Rice, Stones, Kane, Bellingham, Burn, Ëharton, O’Reilly, Eze, Boëen.

Anglia kryeson grupin me 21 pikë, ndërsa Shqipëria renditet e dyta me 14 pikë, katër më shumë se Serbia e vendit të tretë, e cila tashmë është eliminuar.

Për kuqezinjtë, sfida e sotme shërben si përgatitje për fazën e play-off-it të Botërorit, ndërsa Anglia ka siguruar kualifikimin direkt, si e para e grupit.

Historia e përballjeve mes dy skuadrave favorizon anglezët, të cilët kanë fituar të gjitha 7 ndeshjet e mëparshme me një golavarazh total prej 21-1.

Megjithatë, Shqipëria vjen në këtë takim me moral të lartë, pas një serie historike prej pesë fitoreve radhazi, përfshirë sukseset ndaj Gjibraltarit, Letonisë, Serbisë, Jordanisë dhe Andorrës.

FOTO+VIDEO/ Harry Kane prish festën kuqezi, 2 gola në 8 minuta,

Kuqezinjtë nuk kanë humbur që nga 21 marsi, kur u mposhtën nga Anglia në Londër, duke regjistruar tetë ndeshje radhazi pa humbje, me gjashtë fitore dhe dy barazime, dhe një golavarazh 8-2 në pesë ndeshjet e fundit.

Takimin e gjykon arbitri italian Marco Guida, i shoqëruar nga ndihmësit Giorgio Peretti dhe Alessio Berti, ndërsa zyrtar i katërt është Simone Sozza. Në rolin e video-asistentit është Marco Di Bello, me ndihmës Valerio Marini.

FOTO+VIDEO/ Harry Kane prish festën kuqezi, 2 gola në 8 minuta,

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi se të gjitha biletat janë shitur dhe stadiumi do të jetë i mbushur plot me tifozë nga e gjithë Shqipëria, si dhe nga trojet shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi dhe diaspora.

Festimet e tifozëve do të fillonin që nga ora e mbërritjes në stadium dhe do të vazhdojnë pas ndeshjes, për të kremtuar kualifikimin historik në play-off.

Policia e Shtetit dhe FSHF kanë vendosur një sërë masash për rendin dhe sigurinë, duke përfshirë tabela orientuese, kontrolle fizike në hyrje dhe grumbullimin e sendeve të ndaluara.

FOTO+VIDEO/ Harry Kane prish festën kuqezi, 2 gola në 8 minuta,

Futja e fëmijëve pa biletë nuk do të lejohej, ndërsa biletat e falsifikuara nuk do të njihen.

EMISIONET