Fernando Alonso “Playboy”, piloti ka nisur një histori me Taylor Swift?

Fernando Alonso “Playboy”, piloti ka nisur një histori me
Dy herë kampioni i botës në Formula 1, Fernando Alonso nuk është i talentuar vetëm në pista por mesa duket edhe në marrëdhëniet intime. Pasi është divorcuar dy herë dhe ndarë nga disa të fejuara, pothuajse që të gjitha shumë të njohura, lëvizjen e madhe spanjolli e bën me këngëtaren amerikane Taylor Swift, të paktën sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle.


Piloti i Aston Martin dhe këngëtarja bionde mendohet se po frekuentohen prej disa javësh edhe pse për momentin nuk ka asnjë provë që ta vërtetojë këtë hipotezë. Në tik tok, iberiku ka postuar një video me referencë të qartë për këngën më të fundit të Swift me titullin “Karma”.  

Si Alonso ashtu edhe Swift u kanë dhënë fund lidhjeve të tyre prej pak kohësh pasi këngëtarja amerikane u nda nga aktori Joe Alwyn me të cilin ishte e lidhur prej 6 vitesh ndërsa Alonso u largua nga gazetarja austriake Andrea Schlager.

EMISIONET