Ferguson në kohën kur Rooney u kap me prostituta: Si mund ta ndaloj unë?

Alastair Campbell, ish-zëdhënës i Ton Blair dhe një nga miqtë më të ngushtë të Alex Ferguson rrëfen një detaj interesant në lidhje me marrëdhënien mes skocezit dhe ish-sulmuesit Wayne Rooney, sot në rolin e trajnerit.
Ai ndalet në një epsod të vitit 2010 kur lojtari u zbulua se kishte marrëdhënie me prostituta. Në atë kohë, Campbell e pranon se zhvilloi një bisedë me Alex Ferguson, trajneri i Manchester United i cili iu përgjigj:
“Kam folur me të dhe Ferguson u duk disi i tronditur sepse gazetat ishin mbushur me lajme që lidhen me jetën e tij dhe fiksimin për prostitutat. E pyeta se çfarë mendon dhe çfarë do të bënte me Rooney në një situatë të tillë.
A e dini si u përgjigj? Më tha se nuk mund të bënte asgjë në një situatë të tillë, madje më tha gjithashtu se ai është njeriu i fundit në skuadër që duhet të abuzojë me alkoolin por edhe një gjë të tillë e bën”.
Një situatë që sipas Campbell u menaxhua në mënyrën më të mirë nga një prej menaxherëve më të mirë të futbollit anglez sepse në fund fitoi Ferguson, i cili nuk lejoi që dhoma e zhveshjes të cënohej nga egoja dhe problemet e sulmuesit nga Liverpool.

