Çfarë spektakli, Barcelona fiton 3-1 në transfertën me Villarreal (Video)

Ndonjëherë mjafton edhe dëshira e madhe dhe karakteri për të fituar ndeshjen. Në “estadio te Ceramica” ndodh gjithçka mes Villarreal dhe Barcelonës, në një duel ku secila skuadër mund ta fitonte ndeshjen madje edhe me goleadë.
Në pjesën e pare ishte skuadra e Xavit shumë më lart se kundërshtari duke krijuar raste të pastra shënimi, e më flagranti ishte ai i Depay vetëm për vetëm por që gaboi.
Pjesa e dytë nis sërish më mire për Barçën që në 48’ gjen avantazhin me De Jong e më pas lëshon shumë në fushë.
Villarreali krijon raste të pastra shënimi, të paktën 4 raste që mund të përmbysnin gjithçka dhe në 76’ vendos barazpeshën me Chukwueze.
Sërish Villarreali insiston dhe krijon por në fund ata që festojnë janë katalanasit pasi nga një gabim i mbrojtjes vjen dhe goli i Depay që vulos suksesin e në fakt nuk mbaron me kaq.
Në minutat shtesë ka vend edhe për një penallti të fituar nga Coutinho që e ekzekuton po vetë, çka i vendos vulën edhe suksesit të katalanasve./Ora News/.

