Europiani U17 në Shqipëri/ Gol që në minutën e parë, Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

Franca ka nisur me fitore sot pjesëmarrjen e saj në Europianin U17 që zhvillohet në vendin tone, duke mposhtur në Elbasan një rival shumë të fortë në letër si Gjermania.
Megjithatë, përballja e Grupit A në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria, u mbyll shumë shpejt.
Kjo, për faktin se Azizi shënoi që në minutën e parë të sfidës për francezët, ndërsa Nguesan dyfishoi shifrat në minutën e 12.
Gjërat u bënë më të thjeshta për “gjelat” në minutën e 31-të kur Kaba i Gjermanisë u ndëshkua me karton të kuq dhe ata administruan rezultatin, duke shpërdoruar edhe raste të tjera derisa gjetën golin e tretë me Batola në pjesën e dytë të ndeshjes.
Kësisoj, Franca i bashkohet me 3 pikë Portugalisë në kreun e Grupit A, me përballjen e radhës që do të jetë mes këtyre dy ekipeve.
Ndërsa Gjermania do të përballet me Shqipërinë në ndeshjen tjetër të grupit.

