Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, Liverpoolit i duhet një ''mrekulli'', Milani kërkon përmbysjen

Europa League/ Sonte çerekfinalet e kthimit, Liverpoolit i duhet një

Me Leaon që premton të jetë ndeshja e sezonit, Milan ka udhëtuar sonte për tu përballur me Romën për çerekfinalen e kthimit të Europa League.

“Djalli” duhet të përmbysë verdhekuqtë pas humbjes 0-1 në San Siro, por te kryeqytetasit optmizmi është i lartë.

Ashtu edhe atmosfera pozitive, pasi klubi njoftoi sot zgjatjen e kontratës të paktën edhe për 1 sezon me trajnerin Daniele de Rossi.

Te Milan ndërkohë besojnë se mund të përmbysin. Trajneri Pioli u shpreh para sfidës që nis në orën 21:00, se kur ‘djalli’ është mirë mund të eliminojë këdo.

Ndërkohë De Rossi ka dashur të kalojë presionin te Milan duke thënë se ‘ata e shohin ndeshjen si jetë a vdekje’.

Me shumë interes pritet edhe çerekfinalja tjetër në Itali mes Atalantës dhe Liverpool.

Të gjithë janë kurioz nëse bergmeskët do e kenë apo jo forcën për të mbrojtur fitoren e pabesueshme 0-3 në Anfield.

Trajneri i anglezëve Kloop ka thënë se plani është të mos pësojnë dhe njëkohësisht të shënojnë sa më shumë gola.

Më e thjeshtë do jetë për Bayern Leverkusen.

Gjermanët fituan 2-0 ndeshjen e parë kundër West Ham, ndërsa sonte në Londër do kërkojnë të mbrojnë avantazhin.

Në favorin e tyre është edhe entuziazmi pasi u shpallën kampionë në Bundesligë. Bileta tjetër gjysmëfinale e Europa League do diskutohet në Francë, aty ku Marseille kërkon të përmbysë humbjen 2-1 që pësoi 1 javë më parë në Portugali.

Po sonte luhen edhe çerekfinalet e kthimit të Conference League ku në orën 18:45 Fiorentinës i duhet fitorja për t’u kualifikuar kundër Plzen, pasi ndeshja e parë s’pati gola. Lilla do përmbysën në shtëpi ndaj Aston Villas, duke qenë se ndeshjen e parë humbi 2-1.

Kualifikimin në shtëpi do edhe Fernbahche pas disfatës 3-2 në Greqi kundër Olympiacos, ndërsa Club Brugge ka udhëtuar në Selanik për të mbrojtur fitoren 1-0 kundër PAOK-ut.

EMISIONET