Europa & Conference League/ Roma e Lazio kërkojnë kualifikimin, spikat Manchester United-Real Sociedad

Europa & Conference League/ Roma e Lazio kërkojnë kualifikimin,

Dy skuadra italiane do të luajnë në orën 18:45 në ndeshjet e kthimit të 1/8-ve të Europa League.

Lazio e trajnerit Baroni udhëton në Çeki me avantazhin e ndeshjes së parë (2-1) kundër Viktoria Plzen, ndërsa Roma do të përballet me Athletic Bilbaon në një stadium që pritet të jetë shumë i zjarrtë.

Pas fitores 2-1 të siguruar në minutat shtesë nga Shomurodov, ekipi i Claudio Ranierit do të kërkojë një biletë për çerekfinale.

Në Conference League, është radha e Fiorentinës, e cila do të presë në "Franchi" Panathinaikosin.

Një ndeshje ku nuk ka vend për gabime, pasi ekipi italian duhet të përmbysë humbjen e parë (3-2).

Europa League – Programi i ndeshjeve

Olympiakos – Bodø/Glimt (Ora 18:45)

Athletic Bilbao – Roma

Lazio – Viktoria Plzen

Eintracht Frankfurt – Ajax

Tottenham – AZ Alkmaar (Ora 21:00)

Lyon – Steaua Bukuresht

Manchester United – Real Sociedad

Rangers – Fenerbahçe

Conference League – Programi i ndeshjeve

Rapid Vienna – Borac Banja Luka (Ora 18:45)

Djurgårdens IF – Pafos

Cercle Brugge – Jagiellonia Białystok

FC Lugano – NK Celje

Fiorentina – Panathinaikos (Ora 21:00)

Vitória Guimarães – Real Betis

Chelsea – Kopenhagen

Legia Varshavë – Molde

EMISIONET