Çështja Leao nuk ka fund, hapet sërish gjyqi për largimin nga Sportingu

Çështja Leao nuk ka fund, hapet sërish gjyqi për largimin

Çështja Leao duket se nuk do të ketë fund.

Transferimi i sulmuesit nga Sportingu i Lisbonës te Lille, duke shfrytëzuar problemet e klubit luzitan, rezultoi të ishte në vendim i gabuar si për Leaon, ashtu edhe për skuadrën franceze.

Kjo pasi Sportingu i Lisbonës pretendon 45 milionë euros nga kartoni i sulmuesit, që asokohe u largua me parametra zero.

Gjyqi i zhvilluar verën e kaluar urdhëroi Leaon dhe klubin e Lille që t’i paguajnë Sportingut të Lisbonës 19.6 milionë euro, nga 9.8 milionë euro secili, teksa shifrën e sulmuesit portugez, e mori përsipër Milani në këmbim të rinovimit të kontratës.

Por drejtuesit e Sportingut nuk dorëzohen dhe së fundi kanë apeluar çështjen në KAS-in e Lozanës, ku kërkojnë 45 milionë euro.

Çështja është pranuar dhe apeli ka nisur të shqyrtojë dokumentet, teksa vlen të theksohet se palët që rrezikojnë janë pikërisht francezët e Lille dhe sulmuesi portugez Leao.

Klubi i Milanit mund të rrijë i qetë, pasi ka blerë sulmuesin nga Lille duke shlyer të gjitha detyrimet, megjithatë fakti që vetë Leao nuk po gjen paqe me çështjen gjyqësore, mund të ndikojë direkt në rendimentin e tij në fushë, çka përkthehet në një problem edhe për kuqezinjtë.

EMISIONET