Ernest Merdanaj shpallet kampion i Ballkanit në Taekwondo për të pestin vit radhazi

Shqipëria ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të Taekwondo, mbajtur në Dupnista të Bullgarisë, me pjesëmarrjen e 747 sportistëve nga 12 vende të ndryshme.
Ernest Merdanaj u shpall kampion i Ballkanit për senior, për të 5-tin vit radhazi.
Kampion Ballkani u shpall edhe Gledis Buba, ndërsa Sidorela Likometi u shpall nënkampione në kategorinë femra.
Në përfundim të kampionatit Shqipëria u rendit në vendin e tretë.
Medaljet e tjera të fituara nga sportistët e Shqipërisë:
Rubin Brusha vendi i dytë
Dition Gjika vendi i tretë
Rainer Pronja vendi i tretë
Bernt Brusha vendi i tretë
Klaudio Lekndreaj vendi i tretë
Fatih Hoxha – vendi i tretë
Darel Marku vendi i tretë
Ema Kreshpa vendi i dytë
Aiden Hysa vendi i tretë
Klean Rama vendi i tretë
