Elvis Plori: Mesfusha e Kroacisë bombë, por çalojnë disi në mbrojtje
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Qershor 2024, 18:24
Për trajnerin dhe ekspertin e futbollit Elvis Plori ndeshja e dytë në grup e Shqipërisë ndaj Kroacisë do të jetë një ndeshje e fortë dhe në kufijtë e një misioni të pamundur për t’ia dalë ndaj kroatëve.
I ftuar në studion e emisionit “EURORA” në “Ora News”, Plori theksoi se kuqezinjtë duhet të shfrytëzojnë pikat e dobëta në sektorin e mbrojtjes së Kroacisë që u panë qartë edhe në ndeshjen që ata zhvilluan me Spanjën.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EURORA”