Eliminimi nga Polonia shkakton debate, Sorra: Edhe me Serbinë fituam me një top nga mbrojtja
Mjeshtri i Sportit Arben Sorra i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ora Sport” në “Ora Neës” komentoi dështimin e kombëtares kuqezi në ndeshjen e Play-Off kundër Polonisë.
“Edhe me Serbinë ne fituam me një top që erdhi nga një mbrojtës, që ishte Ajeti, edhe me Poloninë ndodhi e njëjta gjë, pra nuk është se luajte gjatë gjithë kohës.
Ne nuk mbajtëm dot Zielenskin që është në formën e tij më të mirë te Interi. Ne nuk jemi as Franca dhe as Gjermania, ne ato raste që na dhurohen ne duhet të shënojmë gol”, tha Sorra.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA SPORT” NË “ORA NEWS”

