“El Clasico” në Arabi, Messi merr ofertë të njëjtë me Ronaldon nga klubi rival

“El Clasico” në Arabi, Messi merr ofertë të

Arabia Saudite luan gjithçka për gjithçka sepse Kupën e Botës 2030 e dëshiron me çdo kusht pas suksesit që pati një vend tjetër i Lindjes së Mesme, Katari. Pasi Al Nassr transferoi Cristiano Ronaldon të cilit i paguan 200 milionë euro në sezon, një ofertë identike do të mbërrijë edhe në adresë të Lionel Messit.

Bëhet fjalë për klubin rival të Al Nassr, Al Hilal që është edhe më i suksesshmi në Arabinë Saudite e skuadra që u ndesh në finalen e Botërorit të Klubeve me Real Madrid.

Mbretëria sigurisht qëndron pas dy klubeve të pasur dhe objektivi është që Messi e Ronaldo të luajnë në të njëjtin kampionat e ndoshta të përsërisin përplasjet e së shkuarës në erën Barcelona-Real Madrid.

Ronaldo është kthyer në një imazh të padiskutueshëm në Arabinë Saudite dhe ku qeveria kërkon edhe Messin e sipas gazetës “Marca”, numrit 10 i janë ofruar 220 milionë në sezon.

EMISIONET