''Ekipi më në krizë është Tirana'', Uvil Zajmi ''skanon'' Kategorinë Superiore: E kemi gati ''Final 4''
Publicisti, Uvil Zajmi në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News ‘’skanoi’’ kategorinë Superiore.
Partizani, Dinamo, Vllaznia dhe Egnatia sipas Zajmit do jenë skuadrat që do kualifikohen në ‘’Final 4’’.
Zajmi: Sigurisht që nëse do ti hedhësh një shikim renditjes së klasifikimit konstaton se ekipi i cili është më në krizë se çdo ekip tjetër është Tirana.
Jemi mësuar që këtë ekip ta kemi në elitë, ta kemi ekip rivalizues, ta kemi protagonist.
Ndërkohë që e kemi protagonist në një sens që nuk jemi mësuar ta shikojmë.
Tiranës i kanë munguar rezultatet, vazhdimësia në rezultate.
Tregon që atu shumëçka nuk ka funksionuar.
Unë them që e kemi gati ‘’final 4’’.
Po të shikosh 36 pikë të Egnatias me 28 të vendit të pestë, unë gjykoj se diferenca është e madhe.
Unë them se kjo do jetë katërshja e projektuar pak shpejt, por gjykoj se kjo do jetë katërshja e ‘’final 4’’.

