Egnatia prin Superligën! “Demat e kuq” ngecin në Kurbin. Tirana-Elbasani rekord barazimesh

Egnatia prin Superligën! “Demat e kuq” ngecin në Kurbin.

Egnatia mundi me rezultatin 2-1 ndaj Bylisin, duke arritur fitoren e katërt radhazi dhe ruan kreun e renditjes pas javës së 23 të kampionatit shqiptar të futbollit.

Golat e shënuar nga Lushkja Ndreca i dhanë triumfin skuadrës së trajnerit Edlir Tetova.

Ballshiotët reaguan vetëm në fund, ku ngushtuan shifrat në 2-1 me Malomo.

Falë tre pikëve, Egnatia mbetet në krye të renditjes me 42 pikë, ndërsa Bylis në vendin e gjashtë me 24 pikë.

Tirana dhe Elbasani barazuan 1-1, rezultat dezhavu i dy përballjeve të kaluara.

Me këtë rezultat Elbasani mban vendin e pestë me 29 pikë, ndërsa Tirana renditet e parafundit me 22 pikë.

Me të njëjtin rezultat u mbyll edhe sfida mes Dinamos dhe Skënderbeut.

Rashica realizoi për korçaret, ndërsa Lorran shënoi golin e baraspeshës për kryeqytetasit.

Ky barazim e mban Dinamon në vendin e katërt me 39 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i fundit me 20 pikë.

Partizani shënoi ndalesën e dytë radhazi pasi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Laçit.

Të dyja skuadrat kishin rastet e tyre për shënim, por nuk ia dolën dot ta dërgojnë topin në rrjetë.

Demat e kuq renditet në vendin e tretë me 39 pikë, ndërsa ekipi kurbinas i ngjitet në vendin e gjashtë me 24 pikë, po aq sa edhe Bylisi i vendit të shtatë.

EMISIONET