Egnatia merr fitoren e parë në Superiore, mposht Kastriotin në shtesë

Egnatia merr fitoren e parë në Superiore, mposht Kastriotin në

Në “Arena Egnatia”, u luajt sfida e dy skuadrave që në letër do të luftojnë për mbijetesën dhe nuk kishin shijuar ende fitoren e pare në Abissnet Superiore.

Skuadra e Maganit bëri një paraqitje me karakter duke mos u dorëzuar në asnjë moment dhe në minutat shtesë arritën të fitonin 2-1.

Ndikuan sigurisht në këtë sfidë nga një karton për kokë që morën të dyja ekipet por Egnatia përfitoi më së miri nga kjo situatë për të arritur te 3 pikët e para.

Fillimisht ishte Pedro Augusto që në 25’ I dha avantazhin ekipit rrogozhinas me penallti por edhe me një lojtar më shumë në pjesën e dytë, Egnatia pëson golin e barazimit në 58’ me Ajazin.

Në 78’, Telushi lë vendasit me 10 lojtarë duke vënë barazpeshë edhe me kartona por insistimi i Egnatias ishte më I madh dhe në 92’, sërish Pedro Augusto, kësaj radhe nga një rrëmujë pas goditjes së këndit shënoi golin e suksesit.

Egnatia kështu kalon në kuotën e 5 pikëve dhe në vendin e gjashtë teksa Kastrioti ende me 1 pikë mbetet në fund të tabelës./Ora News/.

EMISIONET