Egnatia me hap kampioni, fiton ndaj Laçit në transfertë dhe kryeson e vetme në renditje 

Egnatia me hap kampioni, fiton ndaj Laçit në transfertë dhe

Egnatia ka arritur një fitore të artë në transfertë, duke mposhtur Laçin me rezultatin 0-2, falë golave të Ndrecës dhe Isgandarlit në pjesën e dytë.

Më këtë fitore rrogozhinasit e trajnerit Tetova, kryesojnë të vetëm me 30 pikë në 14 javë, 2 më shumë se ndjekësit e Partizanit, të cilët kanë një ndeshje më pak.  

Ndërkohë në krahun tjetër për Laçin, kjo ishte humbja e gjashtë në 14 javë, dhe tashmë kurbinasit e Josës kanë nisur të ndjejnë ethet e zonës së ftohtë.

Në sfidën e radhës Egnatia do të presë Vllazninë, ndërkohë që Laçi luan në transfertë ndaj Dinamos.  

EMISIONET