Edukimi fizik në Shkolla, FSHSSH organizon samitin për zhvillimin e burimeve pedagogjike

Federata Shqiptare e Sportit Shkollor ka organizuar një takim interesant për zhvillimin e burimeve pedagogjike qe nxisin edukimin fizik në ciklet parashkollore dhe fillore. Në këtë samit ishte i ftuar Claude Scheuer, presidenti i HEPAS në Tiranë.

Claude Scheuer theksoi faktin e rëndësishëm të këtyre takimeve qe i japin një shtysë zhvillimit të edukimit fizik në shkollë.

“Ky samit është pjesë e një projekti të Bashkimit Europian. Në bashkëpunim me Universitetin e Luksemburgut. Ne po ndihmojmë  në zhvillimin e burimeve pedagogjike, për shkollat të cilat duan të përmirësojnë edukimin fizik. Synojmë të nxisim një jetë të shëndetshme për fëmijët. Ne kemi evente të tilla në 15 vende europiane.  Unë mendoj se sfidat janë të ngjashme në të gjitha vendet. Ne përballemi me probleme të edukimit fizik, sepse shoqëria bëhet më  inaktive dhe kjo është tema e projektit tonë. Në këtë projekt kërkojmë  gjithashtu mbështetjen e qeverisë," tha Scheuer.

Ndërkohë koordinatorja e Federatës Shqiptare të Sportit Shkollor, Xheni Dimraj tregon qëllimin e kësaj nisme.

"Qëllimi jonë është se si të implementojmë dhe të praktikojmë më shumë aktivitet fizik dhe nëj jetesë të shëndetshme në shkollë, por dhe jashtë saj. Kjo është punë e mësuesve të edukimit fizik, por jo vetëm; dhe e drejtuesve, edukatorëve dhe moto jonë në këtë projekt është "Nuk ka arsim pa edukim fizik."  Kemi përgatitur të gjitha burimet në shqip të cilat do jenë të disponueshme për të gjitha kopshtet dhe shkollat dhe do zhvillojmë më tepër se si t'i shpërndajë jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë  Shqipërinë," tha Dimraj.

Federata Shqiptare e Sportit Shkollor mendon të organizojë të tjera evente lidhur me këtë temë të rëndësishme të edukimit, jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera.

Edukimi fizik në Shkolla, FSHSSH organizon samitin për zhvillimin e

Edukimi fizik në Shkolla, FSHSSH organizon samitin për zhvillimin e

Edukimi fizik në Shkolla, FSHSSH organizon samitin për zhvillimin e

Edukimi fizik në Shkolla, FSHSSH organizon samitin për zhvillimin e

EMISIONET