E PAMERITUAR! Dy raste dy gola, BATE Borisov eleminon Partizanin nga Champions League

Mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme aventura e Partizanit këtë sezon në UEFA Champions League. Bjellorusët e BATE Borisov fitojnë 2-0 me golat që erdhën në pjesën e dytë nga të vetmet aksione të tyre, ndërsa Partizani largohet me një shije shumë të hidhur pas një ndeshjeje të dominuar plotësisht.
Mungesa e cinizmit dhe kthjelltësisë në pasimin final dhe metrat e fundit dënuan skuadrën e Zoran Zekic që e dominoi kundërshtarin gjatë gjithë ndeshjes së luajtur në Hungari por pësoi edhe në sekondat e fundit kur ndeshja kishte mbyllur llogaritë.
Rastin më të mirë e pati në këmbët e tij Murataj në pjesën e dytë ndërsa me kalimin e minutave pas pësimit të golit, Partizani e humbi “busullën” duke reflektuar mungesë eksperience në të tilla nivele që BATE e ka pasi është pjesëmarrëse disa herë në fazën e grupeve.
Hadroj menjëherë kishte mundësinë për të barazuar por bëri më të vështurën duke e nxjerrë topin jashtë ndërsa në minutën e dytë shtesë, Sota ishte shumë pranë golit por me majën e këmbës nuk arriti ta shtynte topin në rrjetë.
Maguette në sekondat e fundit rrezikoi seriozisht por topiu largua nga vija fatale. Pa fat Partizani në këtë duel ku topi nuk e preku asnjëherë rrjetën.
Me këtë biletë, skuadra bjelloruse do të sfidojë Aris Limassol, ndërsa Partizani që barazoi në ndeshjen e parë dhe humbi në duelin e kthimit do ta vazhdojë aventurën europiane në raundin e dytë të Conference League ku do të ndeshet pas një jave më skuadrën nga Andorra, Atletic Club D’Escalades.

