E pabesueshme në Hamburg, tifozët festojnë por në Bundesliga ngjitet Heidenheim
Ajo që ndodhi në Dortmund ishte vetëm antipasta që Gjermania na dhuroi këtë fundjavë pasi në Bundesliga 2 ditën e sotme, tifozët e Hamburgut mund të ndihen po aq të hidhëruar.
Mbështetësit e skuadrës blu shpresonin për një fitore ndaj Sandhausen që erdhi me rezultatin minimal, duke shpresuar që Heidenheim të mos fitonte në Regensburg.
Pas mbylljes së ndeshjes së Hamburgut të gjithë e kishin përqëndruar vëmendjen te kundërshtarët që në minutën e 90 po humbisnin 2-1 dhe festa nisi por Heidenheim nuk u dorëzua dhe shënoi dy gola në minutat 93 dhe 99 duke u ngjitur për herë të parë në histori në Bundesliga.
Tragjedi për Hamburgun që tashmë duhet ta luajë biletën e ngjitjes në Bundesliga në një play off me Stuttgartin.