E KRYER/ Kim transferohet te Bayerni, klubi gjerman paguan 50 milionë euro
Është thuajse zyrtare tashmë kalimi i Kim Min-jae nga Napoli te Bayerni. Të mërkurën mbrojtësi do të kryejë vizitat mjekësore me klubin bavrez, ku më pas koreano-jugori do të firmosë dhe një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të fiitojë dyfishin e pagës që fitonte te Napoli.
Napoli nga ana tjetër do të fitojë diku nga 45 deri në 60 milionë euro, që është dhe klauzola e vendosur nga De Laurentiis.
Kim pas një sezoni në Seria A, do të nisë një aventurë të re në Bundesligë, ku do të luajë në qendër të mbrojtjes së bashku me Matthijs de Ligt.
