“E kryer”, agjenti i talentit 17-vjeçar argjentinas konfirmon marrëveshjen me Manchester Cityn

Claudio Echeverri është 17 vjeç, aktivizohet si mesfushor i avancuar dhe luan me River Plate.
Argjentinasi cilësohet një talent i madh, ndërkohë që e ardhmja e tij quhet Manchester City.
Kampionët e Anglisë, Europës dhe Botës, kanë rënë dakord të paguajnë 25 mln euro për kartonin e kapitenit të Argjentinës U17. Duke fituar konkurrencën me Barcelonën.
“Mund të konfirmoj se gjithçka është gati për transferimin e Claudios te Manchester City. Jemi shumë të lumtur”, u shpreh agjenti Enzo Montepaone.
Citizens do të veprojnë njësoj si me Julian Alvarez, të cilin e lanë edhe një vit huazim te River Plate pasi arritën marrëveshjen për blerjen e sulmuesit.

