E konfirmon Barcelona: Kun Aguero ka probleme me zemrën, tre muaj jashtë

E konfirmon Barcelona: Kun Aguero ka probleme me zemrën, tre muaj

Nga shiu në breshër situata për Barcelonën e sidomos për Kun Agueron. Sulmuesi argjentinas shfaqi probleme me frymëmarrjen në ndeshjen me Alaves dhe u dërgua në spital për të bërë kontrolle të detajuara, nga të cilat nuk ka lajme shumë të mira.

Sot, Barcelona konfirmoi përmes një komunikate se Sergio Aguero do të qëndrojë tre muaj jashtë për të ndjekur një fazë diagnostikimi dhe rehabilitimi që do tê zbulonte më shumë rreth shqetësimeve kardiologjike.

"Lojtari Kun Agüero i është nënshtruar një procedure diagnostikuese dhe terapeutike nga dr.  Josep Brugada.  Ai do të mungojë gjatë tre muajve të ardhshëm dhe do të vlerësohet efektiviteti i trajtimit për të përcaktuar procesin e rikuperimit të tij”, shkruan klubi i Barcelonës.

Më saktë, këto tre muaj Aguero do të ndiqet për të kuptuar problemin e tij dhe nëse gjërat shkojnë mirë mund të rinisë aktivitetin e në të kundërt ndoshta sezoni i tii mbyllet këtu.Ora News/.

EMISIONET