E konfirmojnë mediat maqedonase, Vllaznia i “rrëmben” Tiranës objektivin

E konfirmojnë mediat maqedonase, Vllaznia i “rrëmben”

Igor Aleksovski do të jetë portieri i ri i Vllaznisë. Ky lajm është bërë i ditur nga media maqedonase “sportsport.mk”.

Fillimisht ishte Tirana ajo që hodhi sytë te gardiani i Rabotniçkit, por duket se shkodranët kanë fituar “përballjen” me bardheblutë në merkato.

Aleksovskit i mbaron kontrata më 30 qershor dhe është i lirë për të qenë pjesë e kuqebluve.

Lojtari këtë sezon numëron 32 takime si titullar, duke qenë në fushë 2880 minuta. Më parë ka luajtur me shumë skuadra vendëse, ndërsa ka qenë edhe pjesë e kombëtares maqedonase.

Ndërsa portieri i ri i Rabotniçkit do të jetë Vasko Vasilev.

EMISIONET