E bujshme, Southampton ofensivë për Armando Brojën. Ofertë rekord për Chelsean

E bujshme, Southampton ofensivë për Armando Brojën. Ofertë

Southampton nuk fshihet më. Duke pare edhe interesimin e West Ham për Armando Brojën ka vendosur të lëvizë menjëherë duke i dërguar një ofertë zyrtare Chelseat për ta blerë përfundimisht kartonin e sulmuesit shqiptar.

Bomberi kuqezi po shkëlqen te Southampton me trajnerin Hasenhuttl ndërsa edhe tifozët tashmë e duan atë dhe prej kohësh kanë shprehur dëshirën për ta blerë përfundimisht.

Është gazetari më i famshëm i merkatos, Fabrizio Romano që ka zbuluar se Southampton do të bëjë ofertë 25 mln Paund, për ta blerë kartonin e sulmuesit shqiptar nga Chelsea.

Një rekord më vete por do ta bëjë Brojën sigurisht lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit shqiptar me një transferim të tillë.

Southampton po nxiton me këtë lëvizje pasi i druhet West Ham të cilët do të ofronin 20 mln Euro por “Shenjtorët” tashmë ofrojnë 5 mln më shumë.

Mbetet për t’u pare vendimi nga Chelsea pasi Tuchel e pranoi se admiron Brojën dhe se do ta priste në veren e ardhshme në ekip./Ora News/.

EMISIONET