E bujshme/ Edon Zhegrova arrin akordin me kampionët e Italisë

E bujshme/ Edon Zhegrova arrin akordin me kampionët e Italisë

Edon Zhegrova është pranë firmës me Napolin. “Radio Kiss Kiss” raporton se sulmuesi shqiptar pritet të bëhet transferimi i parë zyrtar për kampionët e Seria A.

Zhegrova është dëshirë e vjetër për klubet italiane. Milani ndër të tjerë kishte shprehur interes për shërbimet e tij.

Drejtori Mana, siç tregohet në Itali, ka siguruar shërbimet e lojtarit të përfaqësueses së Kosovës.

Mbetet për t’u mësuar shifra që do përfitojë klubi i Lile në Francë.

Pasi fituan titullin kampion, Napoli po piketon përforcimet e para.

Ky projekt pritet të rinisë me trajner të ri, pasi Konte është pranë largimit nga napoletanët.

EMISIONET