E ardhmja e Lookman mes Interit dhe Atleticos, Atalanta mban qëndrim të fortë

E ardhmja e Lookman mes Interit dhe Atleticos, Atalanta mban qëndrim

Tregu i transferimeve shpesh karakterizohet nga ndryshime të shpejta dhe kthesa të papritura dhe rasti i Ademola Lookman nuk bën përjashtim.

Sulmuesi nigerian i Atalantës ka shprehur dëshirën për të ndërmarrë një hap tjetër të madh në karrierën e tij, një ambicie që klubi nga Bergamo e njeh prej kohësh.

Destinacioni i preferuar i Lookman është Interi. Përfaqësuesit e tij kanë qenë të qartë gjatë takimeve me palët e përfshira, deri në pikën që ai tashmë ka të përgatitur një kontratë pesëvjeçare me "zikaltrit", me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon.

Megjithatë, problemi qëndron te arritja e marrëveshjes mes klubeve.

Interi ka riafirmuar ofertën e tij prej 40 milionë eurosh, me formulën e huazimit me detyrim blerjeje, por Atalanta është e vendosur: Lookman nuk largohet për më pak se 50 milionë euro.

Disa bonuse mund të afrojnë pozicionet, por për momentin palët mbeten në pozicione të pandryshuara.

Ndërkohë që situata me Interin duket se po ftohet, në horizont del një tjetër mundësi: Atlético Madrid.

Klubi spanjoll e ka ndjekur Lookman prej kohësh dhe e sheh si profilin ideal për të zëvendësuar Samuel Lino-n, që mund të transferohet në Angli, apo Nahuel Molinën, që është afruar me Juventusin.

Edhe pse çmimi i kartonit mbetet i lartë, Atlético është gati t’i ofrojë Lookman-it një kontratë të ngjashme me atë të Interit, madje me pagë deri në 5 milionë euro në vit.

Për më tepër, Atalanta preferon ta shesë lojtarin jashtë Italisë, në mënyrë që të mos e ketë kundërshtar në Serie A dhe veçanërisht te një rival direkt si Interi.

Dilema mbetet e hapur: do të realizojë Interi goditjen e radhës, apo do të përfitojë Atlético nga ky ngërç? Përgjigja pritet të vijë në ditët në vazhdim.

EMISIONET