E ardhmja e Dakut, trajneri i Rubin Kazan: Shumë shpejt vendoset gjithçka
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Maj 2025, 22:45

E ardhmja e Mirlind Dakut mbetet enigmë. Sulmuesi shqiptar i Rubin Kazan është përfolur shumë për një largim nga ekipi rus, por asnjëherë nk kanë qenë kushtet e duhura.
Rreth Dakut, ka folur trajneri i Rubin Kazan, Rakhimov.
“Ka interesim nga klube të ndryshme për Dakun, por ne nuk kemi marrë ende një vendim. Do të shohim zhvillimet gjatë një ose dy javëve të ardhshme”, ka thënë Rakhimov.

