Dygolëshi i Thuram-it nuk mjafton, Sottil i prish festën Juventusit

Dygolëshi i Thuram-it nuk mjafton, Sottil i prish festën Juventusit

Juventusi e mbyll vitin 2024 si i pamposhtur, por me barazimin e 11-të të sezonit në kampionat.

Në javën e 18-të të Serisë A, skuadra e Thiago Motta-s barazoi 2-2 me Fiorentinën, duke mbetur në të njëjtin nivel në renditje me skuadrën violë: të dyja me nga 32 pikë.

Në ‘Allianz Stadium’, në pjesën e parë, Thuram hapi rezultatin në minutën e 20-të me një goditje të djathtë pas një depërtimi qendror me topin.

Në pjesën e dytë, ai e riktheu avantazhin për bardhezinjtë pas barazimit të përkohshëm të Kean (38′). Një dopietë që nuk mjaftoi për të vendosur fatin e ndeshjes.

Në minutat e fundit, Sottil (87′) arriti të barazonte rezultatin për Fiorentinën, duke shënuar golin e rezultatit përfundimtar 2-2 pas një gabimi të Cambiasos.

EMISIONET