Dy penallti dhe 1 karton i kuq, Anglia feston pas 5 golave ndaj Meksikës

Kombëtarja e Anglisë ka siguruar kualifikimin për në fazën çerekfinale të Kupës së Botës pas një fitoreje dramatike me rezultatin 3-2 ndaj Meksikës, në një takim që dhuroi spektakël në fushën e lojës.
Në këtë ndeshje, u shënuan pesë gola, u akorduan dy penallti dhe u nxor një karton i kuq.
Mesfushori Jude Bellingham hapi serinë e golave në minutën e 36-të dhe dyfishoi avantazhin për anglezët vetëm dy minuta më vonë.
Meksika arriti të ngushtonte diferencën përpara përfundimit të pjesës së parë me anë të Julian Quinones në minutën e 42-të.
Fraksioni i dytë nisi me vështirësi për skuadrën e "Tre Luanëve", pasi mbrojtësi Jarell Quansah u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 54-t, duke e lënë ekipin e tij me dhjetë lojtarë.
Megjithatë, në minutën e 60-të, Harry Kane riktheu qetësinë duke shënuar golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë.
Meksikanët u përgjigjën sërish në minutën e 69-të përmes një tjetër 11 metërshi të shndërruar në gol nga Raul Jimenez, por pa mundur të barazonin shifrat deri në vërshëllimën finale.
Me këtë triumf, Anglia kalon në çerekfinale ku do të ndeshet me Norvegjinë.


