Dy klube turke dhe Lazio hidhen në sulm për Ardian Ismajlin

Dy klube turke dhe Lazio hidhen në sulm për Ardian Ismajlin

Pas një sezoni fantastik me Empolin, Ardian Ismajli ishte në qendër të vëmendjes në janar, duke tërhequr interesin e disa prej skuadrave më të mëdha në Serie A, përfshirë Juventusin dhe Napolin.

Qendërmbrojtësi shqiptar konsiderohej një “okazion” në merkato, por një dëmtim i rëndë në kulmin e formës e detyroi të qëndrojë jashtë fushave dhe, rrjedhimisht, edhe larg merkatos.

Me përfundimin e sezonit dhe rënien e Empolit në Serie B, Ismajli vendosi të mos rinovojë kontratën, duke u bërë zyrtarisht lojtar i lirë. Një situatë që ka rindezur interesin për të, këtë herë jo vetëm në Itali.

Sipas burimeve pranë lojtarit, dy klube të njohura turke – Beşiktaş dhe Trabzonspor – kanë shfaqur interes konkret dhe kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e tij. Megjithatë, Ismajli po i mban këto opsione në pritje, pasi në horizont është shfaqur një alternativë shumë joshëse: Lazio.

Skuadra kryeqytetase është në kërkim të një mbrojtësi me eksperiencë dhe trajneri Maurizio Sarri e ka përfshirë Ismajlin në listën e objektivave. Transferimi i tij do të ishte pa kosto kartoni, çka përbën një avantazh të madh në kushtet aktuale të merkatos. Për më tepër, profili i Ismajlit përputhet me kërkesat taktike të Lazios.

EMISIONET