Duka: Kampionat me shumë konkurencë, “Final Four” i shërben garës dhe lojës

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka e mori fjalën përpara hedhjes së shortit të “Final 4”, që përcaktoi duelin Partizani-Skënderbeu dhe Egnatia-Vllaznia.
“Muaji maj është muaji i verdikteve në futbollin shqiptar.
Superiorja është gara më e rëndësishme.
Dua t’i falënderoj dhjetë klubet e Superiores, futbollistët, trajnerët dhe të gjithë ata që kanë mbështetur Superioren.
Kampionat me shumë garë dhe konkurrencë.
Katër skuadrat që janë pjesë e këtij turneu final, janë skuadra që kanë patur rrugëtimin e tyre, me shumë grafiqe të ndryshme gjatë rrugës.
Urojmë që të kënaqim të gjithë spektatorët dhe të fitojë më i miri.
Ky është një format i ri në Superiore, për herë të parë.
Uroj që performancat e skuadrave t’u japin përgjigje pozitive të gjithëve.
Jam shumë i sigurt se ky format do i shërbejë garës.
Suksese Egnatias, Partizanit, Vllaznisë dhe Skënderbeut.
Uroj të kënaqen tifozët në stadiume dhe ata që do e ndjekin nga ekrani”, u shpreh Duka.

