Dramë në Kaunas, Olympiacos ia fal titullin e Euroleague skuadrës së Real Madrid

Finalja e madhe shkon për Real Madrid. Los blancos kampionë Europe në basketboll pasi mundën në sekondat e fundit grekët e Olympiacos.
Në momentin kur shifrat ishin fiksuar 78-77 për bardhekuqtë, Sergi Lull shënoi 2 pikë duke i lënë vetëm 3 sekonda kohë skuadrës greke e cila gaboi dhe u dorëzua në një ndeshje dramatike që e kryesoi për 4 perioda por në fund doli e humbur.
Ky është titulli i 11-të për Real Madrid në Euroleague ku është skuadra rekordmene.
Më i miri për Real Madrid rezultoi Sergio Rodriguez me 15 pikë dhe Ëalter Taveres me 13 ndërsa në krahun tjetër, Vezenkov shtoi 21 në llogarinë e ndeshjes.

