Donarumma bëhet problem edhe te Italia. Spalleti kritikon portierin: Ka nevojë të rregullojë veten

Donarumma bëhet problem edhe te Italia. Spalleti kritikon portierin: Ka

Xhanluixhi Donaruma nuk po kalon një situatë te qetë te PSG dhe tashmë kjo mund të reflektohet edhe në radhët e kombëtares italiane, sidomos falë formës që po shfaq Vikario në Angli me Totenhemin.

Portieri i PSG-së, ka kombinuar gabimet me kontestimin e tifozëve dhe roli i tij si titullar i paprekshëm në katërkëndorin e Italisë, po vihet gjithnjë e më shumë në diskutim.

Këtë e ka pranuar edhe trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti, në një intervistë për “Sky Sport”, analizuar momentin “jo” të portierit.

“Problemi është gjithmonë i njëjti, çfarë qasje ke me atë që është roli yt dhe atë që është karriera jote.

Ai ka nevojë të rregullojë veten, pasi tregon herë pas herë që humbet vazhdimësinë.

Ka vetëm një mënyrë për të ruajtur nivelin për një periudhë të gjatë, të stërvitesh dhe të disiplinohesh mirë në aspektin mendor”, tha trajneri i Italisë, duke lënë të kuptohet se edhe atë nuk e bind plotësisht portieri i PSG-së.

EMISIONET