Do ia bënin ferr kthimin në “San Siro”, dështon plani anti-Lukaku i tifozëve të Interit

Tifozët më besnikë të Interit “Curva Nord” paralajmëruan që “tradhtari” Romelo Lukaku do të pritej me fishkëllima nga bilbilat në ndeshjen Inter-Roma, që luhet të djelën në orën 18:00 por diçka e tillë duket se nuk ka për të ndodhur.
Skenari ka ndryshuar, pasi në “San Siro” nuk do të lejohet që tifozët të kenë bilbil me vete.
Një vendim që nuk është mirëpritur aspak nga “Curva Nord” që përmes rrjeteve sociale shkruan: “Edhe një abuzim. Ligji nuk është i njëjtë për të gjithë”.
Vendimi për të ndaluar bilbilat në stadium është marrë pas një ankese të paraqitur nga klubi i Romës në prag të kësaj sfide.

