Dinamo fiton me “poker” golash ndaj Tiranës dhe ngushton diferencën me Egnatian

Dinamo fiton me “poker” golash ndaj Tiranës dhe ngushton

Dinamo ka arritur të marrë një fitore të thellë me rezultatin 4-1 në derbin ndaj Tiranës, të luajtur këtë të diel në “Elbasan Arena”, të vlefshëm për javën e 27-të të Kategorisë Superiore.

Bardheblutë e nisën mirë sfidën, ku me ndihmën e VAR arritën të fitonin dhe një penallti në minutën e ’11 të takimit që u shndërruar në gol nga Jarmouni. Por, avantazhi i Tiranës zgjati vetëm pak minuta, pasi Dinamo arriti të barazonte rezultatin pas një autogoli nga Meta.

E teksa fraksioni i parë i lojës ishte i barabarta, pjesa e dytë foli vetëm për dinamovitët, të cilët arritën të shënonin dhe tre herë të tjera me Dejvi Bregun, Lorran dhe Itodo Mandelën.

Pas kësaj fitoreje, Dinamo ngjitet në vendin e dytë me 47 pikë, duke ngushtuar diferencat në vetëm dy pikë me Egnatian kryesuese. Ndërkohë, Tirana renditet në vendin e parafundit me 26 pikë, po aq sa Skënderbeu i vendit të fundit.

EMISIONET