Dinamo City mund minimalisht Erzenin, ngjitet në vendin e katërt

Dinamo City mund minimalisht Erzenin, ngjitet në vendin e katërt

Dinamo City, u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti minimalisht 1-0  Erzenin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.

Kryeqytetasit shënuan në minutën e 77-të me Rustem Hoxhën, në të vetmen gjuajtje në portë deri në atë minutë.

Vlen të përmendet, se nga minuta e 65-të, Erzeni luajti me 10 lojtarë, pasi Atanda u ndëshkua me karton të kuq.

Me këtë fitore, Dinamo ngjitet në vendin e katërt me 15 pikë, po aq sa edhe Laçi, ndërsa Erzeni zbret në vendin e parafundit me 2 pikë më pak.

EMISIONET