Dilaver: Golin ia dedikoj ekipit, meritojmë të paktën Europën

Fitorja e Vllaznisë ndaj Kastriotit, ka një emër Haris Dilaver i cili nuk e fsheh kënaqësinë e golit dhe të fitores.

“Një gol i rëndësishëm, më vjen shumë mirë për skuadrën. Ishte një ndeshje shumë shumë e vështirë pasi edhe Kastrioti kishte ardhur për të marrë pikë me patjetër. Të gjithë lojën e dominuam dhe arritëm ta fitonim”.

I pyetur nëse tani skuadra është në lojë për titullin dhe nëse ka shanse, sulmuesi bosnjak e pranon se ekipi ka bërë gjithmonë mirë edhe pse fati disa herë u ka kthyer shpinën.

“Sigurisht që jemi ende në garën për titull por kemi gjithë kohës që e meritojmë të jemi të paktën për Kupat e Europës. Çdo lojtarit i mungon goli sidomos një sulmuesi. Kur nuk shënon gjithmonë do ketë kritika, më vjen mirë për ekipin sepse kemi që në fillim që japim maksimumin. Dedikim për golin? Ia dedikoj ekipit, duket se një moment na ktheu fati shpinën, por prapë tani jemi në lojë”, përfundoi sulmuesi i Vllaznisë.

EMISIONET