Brdariç: Shkojmë për fitore ndaj Partizanit. Shkodra e do këtë titull

Thomas Brdariç u shpreh tepër i kënaqur për fitoren ndaj Kastriotit në “Loro Boriçi”, ku theksoi se falë disa ndryshimeve në skuadër dhe në lojë erdhi suksesi ndaj krutanëve.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë për t’u luftuar dhe për t’u fituar. Jam krenar për ekipin dhe jemi akoma aty. Mendoj se vuajtëm për të gjetur golin por gjëja më e rëndësishme ishte të besonim deri në fund, të ishim të organizuar dhe të luanim përpara. Më pëlqen vendosmëria e ekipit për të marrë topin dhe për të shtyrë topin përpara. Bëmë disa ndryshime dhe këto ndryshime na ndihmuam sepse ishim më të përqëndruar në fazën sulmuese.
Çelësi i suksesit ishte skuadra, besuam dhe nuk jemi vetëm 11 lojtarë dhe këtë e treguam edhe sot me lojtarët që erdhën nga stoli. Bëmë një mbledhje dje me ekipin për të diskutuar pikërisht për finalizimin, për t’i dhënë besimin e duhur lojtarëve që të arrinim te goli dhe fitorja."

I pyetur për titullin, Brdariç tregohet i matur por nuk e fsheh dëshirën e madhe për triumf ndaj Partizanit në Tiranë duke pohuar se të gjithë në Shkodër e duan kampionatin ndaj do të jetë një luftë deri në fund.

“Ende në garë për titull? Më pëlqen pyetja por ne do të vijojmë të bëjmë lojën tonë, të kemi stilin tonë. Kjo fitore na jep besim dhe ne do të shkojmë në Tiranë ndaj Partizanit për të luajtur fort. E dijmë që është një ndeshje shumë e vështirë por edhe ne kemi shumë vetëbesim. Kjo fitore na jep më shumë besim dhe jam i kënaqur që jemi akoma për titullin. Më pëlqen kjo situatë sepse Shkodra e do këtë titull dhe do të luftojmë deri në fund”.

EMISIONET