Di Maria është kthyer në shtëpi: Çfarë gëzimi të realizoj ëndrrën e gjithë familjes time

Ángel Di Maria është rikthyer në shtëpi. Rosario Central e ka zyrtarizuar këtë lëvizje, duke shkaktuar entuziazëm jo vetëm te tifozët e klubit, por edhe të gjithë dashamirësit e futbollit në Argjentinë, të cilët do të shohin sërish një kampion të vërtetë pas plot 18 vitesh.
Fantazisti 37-vjeçar rikthehet aty ku hodhi hapat e parë si futbollist, duke u shndërruar shumë shpejt në “El Fideo” që të gjithë e njohin.
Në vitin 2007 nisi udhëtimin e tij në Europë, pikërisht aty ku përfundoi; te Benfica, para se të kalonte në disa nga klubet më të mëdhenj në botë; Real Madrid, Manchester United, PSG, Juventus dhe me përfaqësuesen e Argjentinës, me të cilën arriti ëndrrën më të madhe: titullin kampion bote.

Pak orë pas firmës dhe njoftimit zyrtar, Di Maria publikoi disa foto me familjen e tij në rrjetet sociale, duke shkruar: “Çfarë bukurie të kthehesh në shtëpi! Çfarë gëzimi ta realizojmë ëndrrën tonë! Çfarë krenarie të jetojmë në Rosario tonë të dashur dhe të vesh sërish fanellën e Rosario Central tim të dashur…!
Sot është një nga ditët më të lumtura të jetës sonë. Ajo ëndërr e bukur që kishim është bërë realitet, tani më shumë se kurrë duam vetëm ta jetojmë me gëzim dhe shumë lumturi. Ju duam shumë”.


