Desire Doue: Unë jam më i mirë se Yamal

Desire Doue: Unë jam më i mirë se Yamal

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Desire Doue, beson se është më i mirë se superylli i Barcelonës, Lamine Yamal.

Francezi mbërriti në “Parc des Princes” në verën e vitit 2024 nga Rennes.

Doue pati një sezon të shkëlqyer debutimi me kampionët e Ligue 1, duke i ndihmuar ata të siguronin një tripletë historike.

19-vjeçari e mbylli sezonin me 16 gola dhe 16 asiste nga 61 ndeshje në të gjitha kompeticionet me parisienët.

Në një video që është bërë virale, Doue u pyet: “Kush është më i mirë, ti apo Lamine Yamal?

Francezi u përgjigj me një buzëqeshje: “Unë!”.

EMISIONET