Derbi i Londrës dhuron spektakël por jo fitues, Trossard shpëton Arsenalin

Derbi i Londrës dhuron spektakël por jo fitues, Trossard shpëton

Chelsea-Arsenal ka qenë kryesfida e ditës së sotme në Premier League-n angleze. Derbi i Londrës është ndalur në shifrat 2-2, pas 90 minutave spektakolare.

Më shumë këtij barazimi i gëzohet Arsenal, pasi e pa veten në disavantazh të dy golave. Palmer ishte i pari që hapi serinë e golave për Chelsea në minutën e 15′ nga pika e penalltisë.

Në pjesën e dytë ukrainasi Mudryk dyfishoi shifrat në 2-0.

E kur dukej se gjithçka do të mbyllej me fitoren e bluve, në të 77-ën Rice shkurtoi shifrat në 2-1. Dhe vetëm 7 minuta më vonë belgu Trossard barazoi gjithçka pas një asisti të Saka.

Ndërkohë në sfida e tjera të ditës së sotme, Liverpool fitoi 2-0 ndaj Everton. Ndërsa Manchester City mundi 2-1 Brighton.

EMISIONET