''Derbi është për t'u fituar, jo për t'u luajtur bukur'', Bano: Tirana e përgatiti shumë mirë ndeshjen
Ish-futbollisti i Kombëtares dhe trajner futbolli, Artan Bano i ftuar në emisionin ‘’Ora sport’’ në Ora News u shpreh se Tirana e përgatiti shumë mirë derbin dhe fitoi me meritë ndaj Partizanit.
Bano: Një ndeshje e përgatitur shumë mirë nga stafi i Tiranës edhe nga futbollistët.
Në fund të fundit, derbi është për tu fituar, nuk është për tu luajtur bukur.
Merita i takon Tiranës, por ndoshta e ndihmoi edhe pak Partizani me atë performancë shumë të dobët.
Kishte futbollistë që nuk kishin dëshirë as të vraponin.
Një ekip pa ide.
Me meritë Tirana fitoi 3-0.

