Derb fatal për Bayernin, merr një leksion nga Augsburgu në Bundesliga (Video)

Bayern Munchen e pëson në derbin bavarez. Në transfertën ndaj Augsburg e cila u shoqërua me probleme nga covidi, skuadra e Nagelsmann u mund 2-1 në një paraqitje aspak në lartësinë e duhur edhe pse ekipi krijoi raste të paktën për të barazuar ndeshjen.
Që në pjesën e parë Bayerni pëson dy gola të shpejtë e që të dy nga krahu i majtë teksa fillimisht Pedersen në zone me këmbë shtyn topin në rrjetë në 23’ ndërsa në Hahn me kokë në 35’, çojnë në ekstazë tifozët me një avantazh 2-0.
Menjëherë Lewandowski me një gol në 38’ krijoi iluzionin e përmbysjes me goleadë që në fakt nuk erdhi për meritë të Augsburg.
Kjo është humbja e dytë për Bayernin në kampionat, ndalesë që i jep mundësi rivalëve të Dortmund që të afrohen në renditje teksa janë aktualisht 4 pikë para tyre./Ora News/.

