Dëmtohet edhe mbrojtësi i Kombëtares në Arabi, pëson tërheqje muskulore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2025, 10:32
Nuk kanë fund problemet për lojtarët e Kombëtares. I fundit është Mario Mitaj. Mbrojtësi i kombëtares pësoi një tërheqje, në fund të ndeshjes që Al Ittihad luajti në kampionat ndaj Al Raed.
Pavarësisht kësaj, Mitaj qëndroi në fushë, edhe për aq kohë sa kishte mbetur. Te klubi arab shpresojnë që për futbollistin të mos ketë asgjë serioze, sidomos në këtë moment të sezonit, ku prania e tij është e nevojshme.
21-vjeçari po luan, sezonin e parë me Al Ittihad, ku ka zhvilluar disa ndeshje mjaft të mira.