Dëmtimi i Ernest Muçit, Besiktas sqaron situatën me njoftim zyrtar

Dëmtimi i Ernest Muçit, Besiktas sqaron situatën me njoftim

Beşiktaş ka konfirmuar përmes një deklarate zyrtare se mesfushori shqiptar, Ernest Muçi, ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e djeshme ndaj RAMS Başakşehir, e vlefshme për javën e 31-të të Superligës turke.

Sipas njoftimit të klubit, Muçi u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 26-të të takimit, pasi ndjeu dhimbje në pjesën e brendshme të kofshës së djathtë.

Pas ekzaminimeve mjekësore dhe rezonancës magnetike të kryer në spitalin Acıbadem Altunizade, u konstatua se lojtari ka pësuar tërheqje dhe ka hematomë në muskujt e brendshëm të kofshës (adductor longus).

Muçi u zëvendësua në minutën e 27-të nga Joao Mario dhe ende nuk është përcaktuar saktësisht se sa kohë do të mungojë.

Klubi nuk ka dhënë një afat për rikuperimin e tij, por dëmtimi pritet ta mbajë jashtë fushave për disa javë, në varësi të ecurisë së trajtimit.

Lojtari shqiptar ishte një nga pikat më të forta të Beşiktaş-it në këtë sezon dhe mungesa e tij përbën një goditje për skuadrën në fazën vendimtare të kampionatit.

EMISIONET